×
  • Lajme
  • Lajme / Dallas

    Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje

    Reporteri
    08 Maj 2024 | 21:53

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor në World Affairs Council në Dallas mbi rrugëtimin e Kosovës dhe zhvillimet në vend në dritë të dinamikave sfiduese globale, shkruan Reporteri.net.

    “Kosova është sot storie suksesi e mbështetjes së SHBA-ve, teksa Serbia me miqtë e saj po duan të godasin vlerat e etabluara nga mbështetja amerikane duke punuar kundrejt gjithçkaje që kanë bërë SHBA-të në rajonin tonë”, shkroi presidentja në Facebook.

    Prandaj, shkruan tutje Osmani, angazhimi dhe mbështetja e vazhdueshme për garantimin e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, është garancë për siguri në tërë kontinentin evropian, por edhe në SHBA, po ashtu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!