×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova konfirmon angazhimin për forcimin e aleancës me Panamanë, në inaugurimin e presidetit

    Reporteri
    02 Korrik 2024 | 18:27

    Këshilltarë të Presidentes Osmani kanë marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Republikës së Panamasë, përcjell Reporteri.net.

    “Në emër të Presidentes Vjosa Osmani Sadriu, delegacioni i përbërë nga znj. Donika Kadaj Bujupi, Gjenerali Sefer Isufi, të shoqëruar nga Ambasadorja Heroina Telaku, kanë marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të Republikës së Panamasë, z. Jose Raul Mulino Quintero.
    Gjatë kësaj vizite, anëtarët e delegacionit ia përcollën urimet e Presidentes Osmani për presidentin Quintero, duke i dëshiruar sukses në detyrë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

    Në takimet e mbajtura, theksohet në kumtesë, u konfirmua angazhimi i Kosovës për forcimin e aleancave me shtetet e kësaj pjese të botës, në interesin shtetëror të Republikës së Kosovës.

    “Delegacioni u takua edhe me shumë përfaqësues të shteteve të tjera prezente, nga SHBA-të e deri tek shtete nga Amerika Qendrore, Jugore, si dhe nga Afrika”, përfundon njoftimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!