×
  • Lajme
  • Lajme / Ambasada në Washington

    Kosova me ‘shtëpi të përhershme’ në SHBA, Kurti: Përurimi në prag të 25-vjetorit të çlirimit, dëshmi e fortë për aleancën tonë

    Reporteri
    24 Maj 2024 | 13:09

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar me rastin e përurimit të ambasadës kosovare në objektin e ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka marrë pjesë edhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka ndarë pamje nga ceremonia, duke thënë se përurimi i ambasadës në objektin e ri, në prag të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, është simbolikë e thellë, dëshmi e fortë dhe festë për aleancën mes të dyja vendeve.

    Me një arkitekturë moderne, karshi Katedrales Kombëtare të Washington-it të stilit neo-gotik anglez, ndërtesën e ambasadës sonë tani e gjeni në rrugën e Massachusetts, apo siç njihet ndryshe “Rruga e Ambasadave”.

    Përurimi i saj në objektin e ri, mes miqsh, në prag të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, është simbolikë e thellë, dëshmi e fortë dhe festë për aleancën tonë 🇽🇰🇺🇸”, shkroi ai.

    Në inaugurim mori dhe ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

    O’Brien, deklaroi se SHBA ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën. Ai theksoi se ky sukses i Kosovës, vendosja e kësaj ambasade fare pranë vendit ku kishte filluar karrierën e saj, do ta gëzonte pamasë ish sekretaren e shtetit, Madeleine Albright.

    “Zemra e saj do të shpërthente nga gëzimi kur të shihte kështu Kosovën, për të cilën gjithmonë thoshte se ishte gjëja për të cilën ishte më së shumti krenare”, citohet të ketë thënë ndihmëssekretari O’Brien./Reporteri.net/

    Inaugurimi i ambasadës së Kosovës në SHBA, O’Brien: Zemra e Albright do të shpërthente nga gëzimi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!