×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti nesër fillon vizitën zyrtare në Shqipëri, kjo është agjenda e takimeve

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 15:11

    Kryeministri Avdullah Hoti do t’ia kthejë vizitën homologut të tij shqiptar, Edi Rama.


    Hoti nesër do të qëndrojë për vizitë në Tiranë. Nga ora 10:00 do të pritet nga Rama në Pallatin e Brigadave, kurse nga ora 11:15 do të dalin në një konferencë të përbashkët për media, shkruan Reporteri.net.

    Hoti do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta, kryekuvendarin Gramoz Ruçin, kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj si dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

    Agjenda e Hotit:

    NJOFTIM PËR MEDIA

    Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për datën 3.7.2020

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, nesër më 3.7.2020 (e premte) viziton Republikën e Shqipërisë, me ftesë të kryeministrit Edi Rama.

    Gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri, Kryeministri Hoti do të zhvillojë këto aktivitete:

    10:00- Pritja e kryeministrit Avdullah Hoti nga kryeministri Edi Rama.
    VENDI: Pallati i Brigadave

    11:15- Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

    13:10 –Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
    VENDI: Presidencë – Salla Skënderbe

    14:00 -Takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.
    VENDI: Zyra e Kryetarit të Kuvendit

    14:45 -Takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
    VENDI: Zyra e Kryetarit të Bashkisë

    15:30 –Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
    VENDI: Zyra e Kryetarit të PD

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!