×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri premton mundësi të barabarta për të prekurit nga Sindroma Down

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 13:09

    Kosova ka potencialin e nevojshëm për t’ua mundësuar të gjithë personave të prekur nga Sindroma Down trajtim të drejtë dhe mundësi të barabarta që të përmbushin potencialin e tyre në të gjitha aspektet e jetës si pjesë e kësaj shoqërie.


    Kështu ka deklaruar kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në Konferencën me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Personave me Sindromë Down.

    Në konferencën në fjalë është vlerësuar progresi dhe puna që duhet bërë për avancimin e kornizës ligjore për përkrahjen, integrimin dhe punësimin e tyre.

    Në një postim në Facebook, kryeministri ka shkruar: “Në këtë aspekt, kemi miratuar Rregulloren për lehtësira doganore dhe tatimore për punëdhënësit që punësojnë persona me aftësi të kufizuar dhe për personat me aftësi të kufizuar që ushtrojnë veprimtari të pavarur”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!