×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti nga Kuvendi: Do të takohem çdo ditë me Mustafën, derisa të arrijmë marrëveshje

    Reporteri
    13 Dhjetor 2019 | 11:01

    Ka disa ditë që në Kuvend të Kosovës ka filluar regjistrimi i deputetëve nga subjekte të caktuara politike, derisa, sot do të bëhet regjistrimi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.


    Para pak minutash në Kuvend ka arritur edhe kreu i Vetëvendosje, Albin Kurti.

    Kurti në një prononcim para mediave ka uruar që Kuvendi të konstituohet sa më shpejtë, shkruan Reporteri.net. Ai ka folur edhe për bisedimet me VV-në për formimin e qeverisë së ardhshme, duke thënë se tashmë më nuk do të jetë lajm takimi me Mustafën, por rezultatet që do të dalin nga ai takim.

    “Po përpiqemi çdo ditë, madje edhe me takime të rregullta që sa më parë të arrijmë një marrëveshje përfundimtare për koalicionin e ardhshëm qeverisës. Në thelb të secilës marrëveshje ndodhet programi i përbashkët, tashmë i harmonizuar. Pra këto kontakte e takime po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë për çdo ditë, por takimi nuk do të jetë lajm, lajm do të jetë rezultati”, ka thënë Kurti.

    Kurti ka konfirmuar se edhe sot do të takohet me Mustafën dhe se takimet do të jenë të përditshme deri në arritjen e marrëveshjes.

    “Tash kemi për çdo ditë takime. Prej herës së fundit jemi dakorduar që takimin ta kem shumë herë gjatë ditës, takimet ti kemi të përditshme në mënyrë që ta rrumbullaksojmë marrëveshjen. Shpresoj që ta arrijmë këtë marrëveshje aq shumë të dëshiruar prej nesh, por edhe prej LDK-së”, është shprehur Kurti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!