×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Ky është personi i arrestuar dy ditë më parë nga policia, administrator i faqes “AlbKings” në Telegram

    Reporteri
    18 Prill 2024 | 17:23

    Ditën e djeshme, Prokuroria Themelore e Prishtinës njoftoi se është arrestuar njëri nga administratorët e grupit “AlbKings” në Telegram, ku bëhej shpërndarja e fotografive dhe videove të ndryshme intime të vajzave dhe grave, shkruan Reporteri.net.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se pas publikimit të informatave në media për aktivitetet e grupit “Albkings” në rrjetin social “Telegram”, sipas detyrës zyrtare, ka iniciuar hetime dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës-Njësinë e Hetimeve të Krimeve Kibernetike ka ndërmarrë veprime hetimore në identifikimin e personave të cilët kanë menaxhuar këtë llogari dhe grupe të tjera që ndërlidhen me këtë grup, e përmes së cilit është bërë shpërndarja e fotografive dhe videove të ndryshme intime të femrave në aplikacionin e lartcekur, përfshirë edhe të dhënat personale të tyre për ofrimin e shërbimeve seksuale”, thuhet në njoftim.

    Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar fotografi të të dyshuarit.

    Sot, 18 prill, Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, duke ia caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, administratorit të grupit “Albkings”.

    Kjo u konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

    Poashtu, Prokuroria i ka bërë apel të të dëmtuarave që të lajmërohen në stacionet më të afërta policore për bashkëpunim me organet e rendit.

    “AlbKings” ishte një grup i krijuar në Telegram, në të cilin postoheshin foto e video intime të grave që më pas shërbenin për shantazh. Grupi ishte mbyllur javë më parë, ndërsa të martën u arrestua njëri nga administratorët e këtij grupi./Reporteri.net/

    Një muaj paraburgim administratorit të “Albkings”, Prokuroria apel viktimave që të paraqiten në polici

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!