×
  • Lajme
  • Lajme

    Maqedonci takohet me ish-Komandantin e KFOR’it, flasin për situatën aktuale, FSK’në e synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

    Reporteri
    02 Korrik 2024 | 18:48

    Ministri i Mbrojtes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim ish-Komandantin e KFOR’it dhe të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Brunssum të Holandës, Gjeneralin Erhard Bühler.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtes, ata kanë folur për situatën aktuale të sigurisë në vend, stadin e zhvillimit në të cilin gjendet Forca e Sigurisë së Kosovës, si dhe synimin e Kosovës për tu anëtarësuar në NATO, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Ministri Maqedonci e falënderoi gjeneralin Buhler për shërbimin e tij në Kosovë si komandant i KFOR-it, për kontributin e tij të paçmim në sigurinë e vendit, për të cilën do të mbetet gjithmonë mik i Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!