×
  • Lajme
  • Lajme

    Mërgimtarët nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, votuesit më të shumtë nga diaspora

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 13:15

    Votuesit nga diaspora kanë shënuar rritje përgjatë viteve, me theks të veçantë nga viti 2010, kur edhe janë mbajtur zgjedhjet e para të Kosovës si shtet.


    Numri i votuesve mërgimtarë është rritur dukshëm përgjatë nëntë vjetëve, përkatësisht në vitin 2019.

    Referuar të dhënava nga KQZ, nga procesi i kaluar zgjedhor, 2019, më së shumti aplikacione të aprovuara janë shënuar nga votuesit e Gjermanisë, me 11.449 vota, vendi i dytë sa u përket votuesve ishte Zvicra me 9.842 vota, nga Serbia ishin 4.337, nga Austria ishin 1.387 vota, Italia 1.137, Franca 1.091, Shtetet e Bashkuara 1020 dhe Suedia me 1007 vota.

    Nga ana tjetër, sa u përket të dhënave të vitit 2019, aplikacionet me numër më të madh të refuzimeve kanë qenë nga Gjermania me 1 766 vota të refuzuara, Zvicra kishte 1 313 vota të refuzuara, Serbia më 770, Suedia 201, Franca 152 dhe Shtetet e Bashkuara 141, shkruan tutje albinfo.ch.

    Kujtojmë se në vitin 2019 numri i fletëvotimeve të dërguara përmes postës ishte dyfish më i ulët se ai i aplikacioneve të dërguara. Nga 40 mijë e 313 aplikacione në total, vetëm 20 mijë e 200 fletëvotime u dërguan përmes postës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!