×
  • Lajme
  • Lajme

    Mimoza Kusari-Lila i thotë LDK-së: Ditën kur u varrosën dy minatorë, u ndezën fishekzjarrë

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 10:58

    Mimoza Kusari-Lila, deputete nga Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar qeverinë e re për mënyrën si është formuar ajo.


    Sipas saj qeveria Hoti do të drejtohet nga presidenti, pasi tha se ky i fundit i ka shkuar në shtëpi deputetit të NISMA-s, Haxhi Shala për t’ia kërkuar votën, shkruan Reporteri.net.

    “Presj sot presidenti është i pajisur me drejtimin e ekzekutivit. Standard i ri është që natën i vijnë në shtëpi presidenti dhe ish kryeministri e i thonë ta votojnë qeverinë, e ai thotë se po e votoj për keta dy, jo për qeverinë. Standard i ri kur varrosen minatorët e gjuhën fishekzajrre për 10 minuta. Kurrë midis krizave nuk kemi festuar”, ka deklaruar ajo, shkruan Reporteri.net.

    Ajo i tha LDK-së dhe partnerëve se e morën qeverinë me ndërmjetësimin e presidentit.

    “Atë çka s’keni mundur ta merrni me vota, e keni marrë me tavolinë me ndërmjetësim të presidentit. Ato fjalë për me zhvilluar Kosovën, e luftu pandeminë janë pallavra”, tha Kusari-Lila. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!