×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndodhë në Lipjan: Qytetarët kundër xhamisë, e rrënojnë themelin

    Reporteri
    13 Gusht 2019 | 21:44

    Në Llugaxhi të Lipjanit qytetarët rrënojnë gurthemelin e xhamisë
    Objekti i xhamisë së dytë në fshatin Llugaxhi të Lipjanit, i nisur pa leje ndërtimore, ka nxitur reagimin e një grupi të qytetarëve që ka vendosur të rrënojë vetë gurthemelin e saj.


    Banorët që kanë kundërshtuar vendosjen e kësaj xhamie kanë thënë për Kohën Ditore se e kanë marrë vetë përsipër rastin, pasi s’është ndërmarrë asnjë masë edhe pse Ministria e Ambientit kishte vlerësuar se vendimi për caktimin e lokacionit për këtë xhami ishte në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi.

    Mësohet po ashtu se pas rrënimit të saj, në vendin e ngjarjes është paraqitur policia e Kosovës që u ka marrë deklaratat disa banorëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!