×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Karaçevë u kontrabandua miell nga Serbia edhe gjatë pandemisë

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 15:33

    12 zyrtarë të Policisë së Kosovës u arrestuan të premten në fshatin Karaçevë të Kamenicës si të dyshuar për kontrabandë dhe për organizmin të skemave të bixhozit.


    Në dosjen e prokurorisë së Gjilanit të cilën e posedon gazeta Objektiv jepen detaje se si u zbulua aktiviteti i tyre kriminal.

    Sipas dosjes së organit të akuzës ndaj zyrtarëve policor ishin përdorur masa të fshehta përfshirë përgjime telefonike dhe dëgjimi i bisedave në veturat zyrtare të policisë.

    Ata kishin lejuar kontrabandimin e kafshëve të sëmura e pa kontroll të AVU-ut.

    Të dyshuarit, të ndihmuar nga këta policë kishin futur mallra ilegalisht në vendin tonë, për t’iu shmangur kontrolleve doganore.

    Madje kjo veprimtari kishte vazhduar edhe në kohën kur gjithë kufijtë e botës ishin mbyllur për shkak të pandemisë.

    Nuk mungonte as miell që në një kohë ishte shumë i kërkuar në Kosovë për shkak të përhapjes së virusit korona.

    Ata poashtu gjatë kohës së pandemisë, kanë lejuar grumbullimin e njerëzve qoftë nga Kosova, por edhe nga shtetet fqinje, në vendet ku zhvillohej bixhozi i paligjshëm, ndonëse kjo nuk lejohet me masat e ndërmarra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së Pandemisë.

    Po ashtu zyrtari polici F.L po që ishte i dyshuar për kontrabandim me mallra, ishte i dyshuar edhe për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

    Në dosje janë të përfshirë edhe zyrtar policorë që janë involvuar edhe në zhvillimin e prostitucionit, përdorimi i substancave narkotike dhe dhunë fizike. /Objektiv/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!