×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit për caktimin e seancës për presidentin

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 15:17

    Është mbledhur Kryesia e Kuvendit të Kosovës, derisa të gjitha partitë janë të pranishme në mbledhje.


    Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza dhe Abelard Tahiri, Shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie kanë arritur në Kuvend për të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur të kryesisë në ora 15:00.

    Po ashtu edhe nënkryetari Kujtim Shala nga radhët e LDK-së dhe Shefi i GP të kësaj partie Arben Gashi kanë arritur në Kuvend.

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës u mblodh në orën 15:00, ku pritet caktimi i seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.

    Kjo është konfirmuar nga Kuvendi përmes një komunikate për media.

    “1. Kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e Seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”, është pika e vetme e rendit të ditës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!