×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani në përkrahje të Ukrainës, vesh bluzën tradicionale ukrainase në shenjë solidarizimi

    Reporteri
    19 Maj 2022 | 22:40

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është bërë pjesë e Ditës Vyshyvanka një festë që synon të ruajë traditat origjinale popullore të krijimit dhe veshjes së rrobave ukrainase të qëndisura etnike të quajtura “Vyshyvanka”.

    “Ne qëndrojmë me miqtë tanë ukrainas ndërsa shënojmë këtë traditë të bukur që na kujton guximin, lirinë, besimin dhe forcën”, shkroi Osmani në Twitter.

    Presidentja u bë pjesë e këtij festimi me ftesë të kryeministres lituaneze Ingrida Simonyt që i kishte dhuruar veshjen presidentes së Kosovës gjatë vizitës që Osmani pati ditë më parë në këtë shtet.

    Dita e Vyshyvanka është kremtuar edhe nga liderë të tjerë shtetërorë si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.

    Dita e Vyshyvanka festohet çdo të enjte të tretë të majit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!