×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Të ndalen fushatat linçuese, presim që VV të na ftojë në takim

    Reporteri
    05 Dhjetor 2019 | 15:45

    Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka folur edhe një herë për bisedimet që kjo parti po zhvillon me Lëvizjen Vetëvendosje në funksion të arritjes së marrëveshjes për Qeverinë e re.


    Osmani ka thënë respekti reciprok është i domosdoshëm në mënyrë që bisedimet të vazhdojnë në mënyrë normale. Ajo ndër të tjera ka potencuar se në këtë moment kur qytetarët kanë vendosur për ndryshim është e nevojshme të ndalen fushatat linçuese nga të dy palët, shkruan Reporteri.net.

    “Është tejet me rëndësi që në një moment me rëndësi historike ku qytetarët kanë dëshmuar se dëshirojnë ndryshim përmes LDK dhe VV, tek ne mbetet që ta respektojmë atë vullnet. Respekti reciprok është i domosdoshëm dhe po ashtu është e rëndësishme të ndalen edhe fushatat linçuese, në mënyrë që të dy partitë kur të ulen në tryezë në një atmosferë pozitive”, ka thënë Osmani.

    Osmani ka thënë se nuk e di kur do të zhvillohet takimi i radhës mes dy liderëve të partisë, porse presin që VV ta thërrasë takimin e radhës.

    “Ne jemi të interesuar për bashkëpunim afatgjatë me VV-në. Për takim besoj se do të bëhet sa më shpejtë të jetë e mundur por nuk kemi ndonjë e saktë. Vetëvendosja si parti e parë presim që ta thërrasë takimin e radhës”./ Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!