Palmer në Kosovë: Nuk ka kohë më të përshtatshme për marrëveshje me Serbinë

Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer, në fjalimin e tij në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka bërë thirrje që të arrihet marrëveshja Kosovë – Serbi duke thënë se nuk ka kohë më të përshtatshme për këtë marrëveshje sesa tani.


“Nuk ka kohë më të mirë dhe më të përshtatshme për të arritur këtë marrëveshje përfundimtare. Një gjë të tillë e bënë edhe Greqia e Maqedonia dhe tani duhet të kërkohet një qëndrueshmëri dhe duhet të bëhet sikurse 20 vite më parë për ta thyer këtë pengesë. Nëse Kosova nuk vazhdon përpara dhe nuk vazhdon në zhbllokimin do të prishet ai cikët drejt së ardhmes”, theksoi Palmer. 

Palmer ndër të tjera ka thënë se SHBA-të, BE dhe NATO do të jenë gjithmonë në anën e Kosovës, por ka kaluar koha kur ata do të marrin vendime në emër të qytetarëve të Kosovës.

“SHBA-të do të jenë në anën tuaj pranë jush, por SHBA, BE, NATO ka kaluar kohë që do të futen në krahët tuaj dhe të marrin vendime që mos t’ia lënë këtë qytetarëve tuaj dhe politikës. Jemi privilegjuar kur vije fjala për zbatimin e ligjit. Përparimi kërkon zotim nga liderët e Prishtinës dhe Beogradit për të siguruar mbrojtjen e pakicave dhe të sjellin para drejtësisë kryerësit e krimeve… ata duhet t’i lënë në një anë retorikat nacionaliste. Shpalosja e viktimave dhe traumave të luftës nuk ju shërben, SHBA është pranë jush, por tani është Kosova që duhet të bëj një paqe dhe të arrijë marrëveshje përfundimtare me Serbinë, marrëveshje me njohje reciproke dhe kjo do të arrinte një paqe në rajon. Kosova dhe Serbia gjithmonë do të jenë fqinjë dhe të dy vendet duhet të zhbllokojnë të ardhmen evropiane dhe të mendojnë nga e ardhmja”, theksoi Palmer.