×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës intervenon në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë, kërkohen vaksinat anti-Covid

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 15:48

    Inspektorët farmaceutikë të asistuar nga Policia e Kosovës kanë kryer një kontrollë sot në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë, nën dyshimet se aty mund të ketë vaksina antiCOVID.


    Siç raporton Kossev, kontrolla u krye në Departamentin e Vaksinimit në ambulancën Kovid dhe Departamentin e Kirurgjisë, transmeton Reporteri.net.

    Po ashtu raportohet se drejtori i Qendrës Shëndetësore u paralajmërua se posedimi i “vaksinave të fituara në mënyrë të paligjshme” është një vepër penale.

    Për rastin kanë dhënë detaje edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi Agim Gashi ka thënë se inspektorët nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë gjatë kontrollit.

    “Sot gjatë ditës me kërkesë të inspektorëve farmaceutikë, policia ka asiststuar inspektorët, të cilët kanë kryer një kontrollë rutinore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë, nën dyshimin se aty mund të ketë vaksina antiCOVID. Por, pas kryerjes së kontrollit, inspektorët nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë në lidhje me këtë informacion”, ka thënë Gashi.

    Ndërkohë, ka reaguar edhe Lista Serbe duke e quajtur sjellje çnjerëzore kontrollën e Inspeksionit në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë.

    “Nuk ka asnjë justifikim administrativ ose politik për të justifikuar sjelljen çnjerëzore të Prishtinës, veçanërisht duke marrë parasysh se kjo nuk është përpjekja e parë për të parandaluar mbrojtjen dhe trajtimin adekuat dhe në kohë të  popullit serb në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në deklaratë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!