×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi shkon një hap tutje: Publikon një video dhe thotë se është laborator droge që inkriminon Grupin Kurti

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 15:04

    Presidenti Hashim Thaçi, në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka publikuar pamje të një laboratori droge në Prishtinë.


    Përmes një shkrimi të bashkëngjitur me videon në Facebook, Thaçi ka vazhduar me akuzat e rënda ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ministres në detyrë të drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe u.d të ministrit në detyrë, Xhelal Sveçla, duke i lidhur ata me këto pamje, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Presidentit, pamjet janë “provë” për “Grupin Kurti dhe familjen politike të Ministres së Drejtësisë”.

    “Janë pamje nga laboratori i drogës në Prishtinë, që me anëtarin tjetër të këtij grupi kriminal, Xhelal Sveçlën, ditë më parë u përpoqën t’i zhdukin si fakte inkriminuese nga depoja e aseteve të konfiskuara dhe të sekuestruara. Është koha që të përballen me drejtësinë!”, ka shkruar ai.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/3027207234028595/?__xts__%5B0%5D=68.ARBFb60aEl1IuP4DuZwbCa9DgepKi8c0Lo5eCdrkfeDpkKE4UaDk8hlRi5vY4lzErYXHz7cIhnYOmHK7yZjcWlraTSST4mN4hV4EwmxQWHQfl7QJWbLXaXgRfF2vnjrINBjhqkacIvJoeP3cyWzFEzN-RjLPYc20J0N_9dL4Y1sHcVW25Qde3kuU_6y23SDZCMXrwGXAVeQUY4ANXdBQKtfFoAwHZXum0JLYymZ–ZlWSlEIIdYeVKQXtb2L3sHABgQ3b_hc6NYWGRgDHWtae5YbdKaDn39kdGwwLbdT5RGnL8o2gA97_39xGqzF_J_LU8SQjtfFvYcdOTDrfAwJHeCmRX8qZfPubfvjiw&__tn__=-R

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!