×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani shoqërohet nga bashkëshorti në aktivitetet e para si Presidente

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 14:37

    Vjosa Osmani sot zyrtarisht me ceremoni shtetërore ka pranuar detyrën si presidente e vendit.


    Këtë detyrë asaj ia ka dorëzuar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili për pak ditë qe ushtrues detyre i presidentit.

    Ajo që bie në sy se presidentja Osmani gjatë aktivieteteve të saja po shoqërohet nga bashkëshorti Prindon Sadriu.

    Që në nisjen e aktiviteteve, Sadriu i ka qëndruar pranë bashkëshortes së tij, presidentes Osmani, duke hyrë bashkë në Presidencë, shkruan Reporteri.net.

    Pas këtij aktivitete, Prindoni më pas e ka përcjellur Osmanin edhe në Qendrën e vaksinimit anti-Covid në Prishtinë.

    Më pas Prindoni e ka shoqëruar bashkëshoqrten e tij edhe te varri i Ibrahim Rugovës, ku bën homazhe, shkruan Reporteri.net.

    Prindoni më pas e ka shoqëruar Osmanin edhe gjatë homazheve në Prekaz.

    /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!