×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria ndan 5,4 milionë euro për subvencionimin e tarifave të energjisë elektrike

    Reporteri
    13 Dhjetor 2022 | 10:51

    5,4 milionë euro me vendim të Qeverisë së Kosovës janë shtuar për subvencionimin e tarifave të energjisë elektrike.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, në mbledhjen e sotme të qeverisë ka thënë që ky propozim vendim ka të bëjë me ndarjen në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë.

    “Kjo përbën hapin e radhës drejt përmbushjes së zotimit tonë për të ndarë 100 milionë euro për subvencionim të tarifave të energjisë elektrike, e që ato të mos rriten në mënyrë të pakontrollueshme. Ndarja e radhës është në kuadër të ndarjes fillestare prej 60 milionë euro 5,4 milionë euro në mënyrë që të mbulohet subvencionimi i deritanishëm sipas modaliteteve nga Ministria e Ekonomisë”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!