×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj: Dasmat duhet të mbahen

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 9:09

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dale kundër qeverisë Hoti pjesë e së cilës është edhe partia e tij sa i përket mbajtjes së dasmave.


    Haradinaj ka deklaruar se është për mbajtjes së dasmave në Kosovë, dhe këtë e arsyetoi me shkuarjen e kosovarëve në plazhet e Shqipërisë ku tha se ata janë të “ngjitur me njëri-tjetrin”.

    “Jam për me u mbajt dasmat, p.sh shkoj në Shqipëri, isha në Vlorë krejt i ki të Kosovës, në Durrës i ki të Kosovës, janë në plazh njerëzit si në ditë të pazarit. Pse mos mi mbajt na dasmat, p.sh në një distancë, nëse është e paraparë 1 metër e gjysmë distanca, nëse ka dezinfektues. Kemi mujt me shku pak më përpara, p.sh mi thënë pronarit të sallës së dasmave i ki këto kushte për mbajtje të dasmave”, ka deklaruar Haradinaj në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.

    Ai poashtu ka thënë se është pro hapjes së shkollave nga 1 shtatori. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!