×
  • Lajme
  • Lajme / Mbi 83 kg heroinë

    Rasti i heroinës që përfshinë grupin e Pejës dhe biznesmenin nga Llapi, aktakuzë ndaj 6 të dyshuarve

    Reporteri
    18 Prill 2024 | 15:44

    Ditën e sotme Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër gjashtë personave, përfshirë biznesmenin nga Llapi, Muhamet Hasani për rastin e njohur “Reflektori”.

    Lorik Tigani, Onur Vizidik dhe I.M së bashku me Mentor Imamin i cili ndodhet ende në arrati, si dhe biznesmenin Muhamet Hasani, Shefket Demin dhe Faik Krosan kanë kryer veprën penale “Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe ose analoge”.

    Poashtu, Lorik Tigani dhe Onur Vizidik akuzohen për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    “Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër gjashtë (6) të pandehurve me inicialet L.T, O.V, I.M, M.H, SH.D dhe F.K. për rastin e njohur “Reflektori”. Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit L.T, O.V dhe I.M së bashku me të pandehurin M.I. i cili gjendet në arrati, duke vepruar në grup kanë kryer veprën penale “Blerja posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.9 të KPRK-së. Të pandehurit M.H, SH.D dhe F.K akuzohen se kanë kryer veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.9 lidhur me nenin 33 të KPRK-së. Ndërkaq, të pandehurit L.T dhe O.V akuzohen edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Me 23 shkurt në Terminalin Doganor të Hanit të Elezit, Policia e Kosovës në aksion të përbashkët me Prokurorinë kishte zënë një sasi prej mbi 83 kilogramëve.

    Heroina që u kap ishte e fshehur në pajisje për ndriçim të ndara në 160 paketime, për çka edhe e mori rasti emrin “Reflektori”.

    Biznesmeni nga Llapi, Muhamet Masani, në 2022, Insajderi raportonte se ka në pronësi Kompaninë “Albba trans SH.P.K.”, sipas regjistrimit të bizneseve (ARBK), merret me transportin rrugor të mallrave, transporti detar dhe bregdetar i mallrave, magazinimi dhe ruajtja, tregtia me shumicë e veshjeve dhe këpucëve dhe aktivitetet të tjera të transportit.

    Aksionar në këtë kompani bashkë me Hasanin raportohej se ishte edhe biznesmeni tjetër Shefket Demi.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!