×
  • Lajme
  • Lajme

    Sami Lushtaku: Gjyqtari që më dënoi me 12 vjet burg, tash është gjyqtar edhe në Gjykatën Speciale

    Reporteri
    15 Korrik 2021 | 22:27

    Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka thënë se gjyqtari që e ka dënuar me 12 vjet burgim, tash është gjyqtar edhe në Gjykatën Speciale.


    “Ai gjyqtar që më ka dënuar mua me 12 vjet burgim, i njëjti është edhe në Gjykatën Speciale. Të njëjtit gjyqtarë janë edhe ne Gjykatën Speciale duke punuar”, është shprehur Lushtaku në Pressing.

    Tutje, Lushtaku tha se do t’i ndjrekë të gjitha rrugët ligjore që EULEX’i të përgjigjet për veprimet e tij. Kjo sepse Lushtaku doli i pafajshëm nga apeli, vetëm pasi mbajti 4 vjet burgim.

    “Avokati im është duke u marrë me këtë pjesë (për ta paditur EULEX’in). Qëndrimi im 4 vjet në burg nuk shpaguhet, më ka larguar nga familja, nga puna ime. Unë do t i ndjek të gjitha rrugët ligjore që EULEX-i të dalë para drejtësisë”, ka thënë Lushtaku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!