×
  • Lajme
  • Lajme

    SHBA-ja paralajmëron se fatin e Sali Berishës mund ta kenë edhe politikanë të tjerë të rajonit

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 15:21

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sqaruar futjen në listën e zezë të Sali Berishës dhe familjes së tij.


    Përmes një njoftimi të gjatë, Departamenti i Shtetit ka shpjeguar se shkaku i shpalljes “non grata” ka qenë se gjatë qeverisjes Berisha ka kryer korrupsion madhor, gjë për të cilën pasi u largua nga pushteti nuk lejoi që të vendosej drejtësia.

    Në listën e zezë të Blinken janë edhe bashkëshortja Liri Berisha, djali Shkëlzen Berisha dhe vajza Argita Berisha Malltezi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ky emërtim riafirmon angazhimin e përkrahjes së SHBA për reformat politike kryesore për institucionet demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Shqipërisë”, thotë komunikata e Departmentit të Shtetit.

    Mirëpo, shteti amerikan ka paralajmëruar se masa të tilla do të vazhdojnë të përdoren edhe ndaj politikanëve të shteteve të tjera.

    Sipas tyre, kjo metodë do të përdoret për të promovuar përgjegjshmërinë, duke penalizuar aktorët e korruptuar politikë.

    “Departamenti do të vazhdojë të përdorë autoritete si kjo për të promovuar përgjegjësinë për aktorët e korruptuar në këtë rajon dhe globalisht”, thuhet tutje aty.

    Ndryshe, lajmin për shpalljen “non-grata” të Sali Berishës dhe familjes së tij e dha njeriu i tretë në Shtëpi të Bardhë, Anthony Blinken./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!