Policia ka publikuar videon e arrestimit të Florjan Tonuzit, 26-vjeçarit të akuzuar se vrau vëllanë e tij një ditë më parë, ngjarje e ndodhur në Maqellarë të Dibrës.
Autori u kap rreth dy kilometra larg shtëpisë së tij. Mësohet se ai kishte shkuar të merrte pjesë në varrimin e vëllait të tij, por familjarët e kanë diktuar, duke lajmëruar më pas Policinë. Pasi ka parë forcat e policisë, autori i dyshuar ka tentuar të largohet duke ikur me vrap.
Ai u fsheh fillimisht në një banesë të vjetër, ndërsa u arrestua më pas në një nga rrugët e lagjes, pranë zonës ku ndodhi edhe krimi në familje.