×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tre turistë çekë shpëtohen nga mbytja në Dhërmi

    Reporteri
    06 Korrik 2022 | 22:34

    Policia Kufitare në Dhërmi u ka ardhur në ndihmë tre turistëve të huaj, të cilëve iu rrezikua jeta si pasojë e dallgëve të detit.

    Sipas policisë, tre turistë të huaj, të cilët ishin duke lundruar në det me një mjet lundrues kayak, po rrezikoheshin dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, për shkak të rrymave të forta dhe dallgëve të detit.

    Pas 1 orë kërkimesh, falë bashkëpunimit të punonjësve të policisë kufitare me dy mjete lundruese private, 1 jetski dhe 1 gomone, është bërë e mundur konstatimi i mjetit lundrues “Kayak” dhe shpëtimi i sigurt i personave, shkruan Euronews.al

    Tre turistët e huaj çekë (dy bashkëshortët dhe vajza e tyre) janë në gjendje të mirë shëndetësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!