×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja refuzon kërkesën për lirimin e Kadri Veselit

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 15:39

    Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën për lirimin nga paraburgimi të Kadri Veselit.


    Avokati i tij, Ben Emmerson, kishte kërkuar që klienti i tij, Kadri Veseli të lirohet përkohësisht nga paraburgimi.

    Ai madje kishte ofruar një listë me kushte që do të plotësoheshin nëse Veseli do të lirohej.

    Vendimin për refuzimin e kërkesës e ka marrë gjykatësi Nicolas Guillou.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake konkludon se ekziston rreziku që z. Veseli të ikë, pengojnë përparimin e procedurave të Dhomave të Specializuara ose kryejnë krime të mëtejshme kundër tyre perceptohet si në kundërshtim me UÇK-në, përfshirë dëshmitarët që siguruan provat në SPO dhe / ose pritet të paraqiten para Dhomave të Specializuara . Gjyqtari i procedurës paraprake do të vlerësojë më poshtë nëse këto rreziqe mund të adresohen në mënyrë adekuate nga Kushtet e propozuara.”

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!