×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla pret në takim komandantin e KFOR-it: Gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile

    Reporteri
    26 Maj 2020 | 19:29

    Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla ka pritur në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Michele Risi.


    “Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, për menaxhimin e situatës dhe për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.Të dy bashkëbiseduesit u pajtuanse gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile, por apeluan që përkundër zbutjes së kufizimeve që do të ndodhin gjatë ditëve në vijim, qytetarët të jenë të kujdesshëm”- njofton Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!