×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri, PDK: Kurti e përshtati Ligjin për vete, u kujdes që me nenin e ri të jetë i gatshëm t’i prijë listës së VV-së në zgjedhje

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 22:47

    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Vjosa Osmanin, po e keqpërdorin votën e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.


    Kjo sipas Tahirit, meqë me nismën për ndryshim të Ligjit për Zgjedhjet, Kryeministri Albin Kurti, ka ndryshuar nene duke i përshtatur për t’i mundësuar vetes t’i prijë listës në zgjedhjet të cilat po përgatitet të na çojë, njofton Klan Kosova.

    ”Nuk e kishim pritur asnjëherë që iniciativa e parë legjislative, të jetë Ligji për Zgjedhjet. Ndryshimet e tilla udhëhiqen nga opozita”.

    ”Ky është një akt i turpshëm, është një dramë e turpshme, që ju sot po e bëni. Por, fatmirësisht po na shohin qytetarët e Kosovës, që iniciativa e parë e këtij kryeministri që ende dy javë nuk i ka bërë, nuk është as për pandeminë, as për ekonominë, as për shëndetësinë, mirëpo është për zgjedhjet”.

    ”Dhe e pamë me kujdes që ia kishte mundësu vetes, edhe ndryshimin që ky në zgjedhjet që po i planifikon të mund të kandidojë. Pra, ndalesën që e ka pasur me ligjin paraprak, është përkujdesur, që me paragrafin e ri, nenin e ri, Kryeministri në zgjedhjet të cilat po përgatitet të na çojë, është i gatshëm që t’i prijë Listës së Vetëvendosjes”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!