×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliu flet pas rimarrjes së postit, thotë se do të jetë i pakompromis në luftën kundër korrupsionit

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 18:22

    Agim Veliu ka reaguar pasi u kthye sërish në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme.


    Veliu u zotua se pavarësisht vështirësive që i ka trashëguar, do të punojë me përkushtim të madh për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

    Në një shkrim në rrjete sociale, Veliu thotë se mbetet i fuqishëm i vendosur për të punuar fort në arritjen e synimeve për Kosovën, vend i qetë dhe i sigurtë, për luftë pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit dhe për arritjen e objektivave të vendit tonë për të siguruar anëtarësim të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë dhe liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.

    Njoftimi i plotë

    Rikthim në punë për të vazhduar angazhimin dhe përmbushjen e detyrave në zbatim të programit të Qeverisë së Kosovës.
    Mbetem fuqishëm i vendosur për të punuar fort në arritjen e synimeve për Kosovën, vend i qetë dhe i sigurtë, për luftë pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit dhe për arritjen e objektivave të vendit tonë për të siguruar anëtarësim të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë dhe liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.Na priftë e mbara!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!