×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjen reagimi i parë kritik nga LDK-ja, pasi Anton Quni shpalli kandidaturën për kryetar

    Reporteri
    19 Shkurt 2021 | 23:15

    Anton Quni sonte në Pressing zbuloi se do të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. I pari që ka reaguar nga LDK është Muhamet Hamiti.


    Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Hamiti thotë se ‘kandidaturat e vetëshpallura janë pretendime”. ‘Pretendent’ apo ‘kandidat’? Kanë dallim kuptimor. Pretendenti mund të bëhet kandidat. Por edhe mund të mos bëhet.”, thotë Hamiti.

    “Kjo vlen posaçërisht për kandidaturat e njëanshme, të vetëshpallura. Pretendime janë. Asgjë më shumë.”, shtoi ai.

    Quni tha se nëse vjen në krye të partisë, do të rikthejë pjesën e LDK’së që iu bashkua VV’së në listën zgjedhore.

    Pas humbjes në zgjedhjet e 14 shkurtit, Isa Mustafa dhe Kryesia e partisë ofruan dorëheqjen.

    LDK u rendit e treta duke marrë vetëm 13 për qind të votave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!