×
  • Lajme
  • Lajme

    Wadephul: Keqardhje që ende nuk është miratuar reforma zgjedhore në Shqipëri

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 19:55

    Përfaqësuesi i CDU/CSU-së në Bundestagun gjerman Johan Wadephul, ka shprehur keqardhje që Kuvendi ende nuk e ka kodifikuar dhe kaluar në parlament marrëveshjen e arritur për reformën zgjedhore.


    “Shpreh keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensusin e partive politike i reformës zgjedhore, pa asnjë ndryshim, si dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Nxis të gjitha palët, në veçanti, deputetët, ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Forca Shqipëri!”-shkruan politikani gjerman, duke kujtuar dhe njëherë se reforma zgjedhore mbetet një ndër kushtet për hapjen e negociatave me BE-në.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!