×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhumaja e nesërme në pikëpyetje, BIK e Ministria do të diskutojnë

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 16:20

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, thotë se sot do të takohen me përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës për të vendosur nëse do të ndalet falja e xhumasë nesër nëpër xhami, për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit.


    Qeveria e Kosovës me anë të një vendimi i ka ndaluar dje tubimet publike për shkak të parandalimit të shpërndarjes së koronavirusit.

    Megjithatë, akoma nuk është vendosur nëse komuniteti mysliman në Kosovë do ta falë namazin e xhumasë këtë të premte.

    “Me Bashkësinë Islame do të vëmë kontakt qysh sot dhe do të koordinohemi në këtë drejtim në më të mirën e qytetarëve dhe besimtarëve në këtë rast”, ka thënë Vitia.

    Sidoqoftë, vetë BIK-u dje ka konfirmuar se nuk është ndalur namazi i Xhumasë, mirëpo u ka bërë thirrje imamëve që hytben të mos e zgjasin më shumë se 10 minuta, transmeton Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!