×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhjet e 6 tetorit – Kjo është kërkesa e ambasadorit britanik

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 15:14

    Kreu i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka takuar ambasadorin e ri britanik, Nicholas Abbott.


    Ahmeti bën të ditur se me të ka biseduar për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, me çrast ambasaodri Abbott ka theksuar rëndësinë qenësore të parandalimit të çdo kërcënimi ose mashtrimi të mundshëm gjatë zgjedhjeve të ardhshme, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i Ahmetit:

    Sot pata kënaqësinë që të pres në takim Ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z.Nicholas Abbott.

    Në emër të Komunës së Prishtinës, e falënderova ambasadorin e Madhërisë së Saj në Kosovë për ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar për komunën tonë.

    Ambasadori Abbott u interesua për përgaditjet për zgjedhje dhe theksoi rëndësinë qenësore të parandalimit të çdo kërcënimi ose mashtrimi të mundshëm gjatë zgjedhjeve të ardhshme.

    Ambasadorin Abbott e njoftova me prioritetet e qeverisjes në Komunën së Prishtinës, dhe diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit edhe në fusha tjera dhe vazhdimin e miqësisë së mirë mes Kosovës dhe Mbreterisë së Bashkuar. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!