×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhjet në Veri, Presidenca e konfirmon takimin e Osmanit me krerët e partive politike

    Reporteri
    10 Dhjetor 2022 | 12:50

    Pas incidenteve të fundit në veri dhe kërkesave për shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Presidentja Vjosa Osmani i ka ftuar për takim krerët e partive politike parlamentare, kanë konfirmuar nga Presidenca e Kosovës.

    Siç raportoi mbrëmë Gazeta Online Reporteri.net, takimi i Osmanin me krerët e partive pritet të mbahet sot, në orën 14:30.

    Në këtë takim do të diskutohet situata e sigurisë në veri dhe pengesat që janë paraqitur për të garantuar një proces të sigurt zgjedhor në katër komunat veriore.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka dhënë rekomandim për shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat do të mbahen më 18 dhe 25 dhjetor 2022.

    Kjo u bë e ditur në mbledhjen e sotme  të KQZ-së, vetëm një ditë pasi ky institucion mbajti mbledhje me dyer të mbyllura.

    Sipas anëtarëve të KQZ-së janë institucionet e sigurisë që u takon të flasin për sigurinë.

    Ditë më parë presidentja Osmani tha se vendimi për zgjedhjet është “çështje” ditës. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!