×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktorja shqiptare e “djeg” me shoqet “festën e beqarisë”

    Reporteri
    08 Korrik 2019 | 22:44

    Aktorja bukuroshe shqiptare Fiona Gllavica do i japë fund beqarisë në 12 Korrik. Fiona do të martohet me të fejuarin e saj Arbnor Pacolli.


    Sot aktorja ka festuar “festën e beqarisë” dhe është mbledhur me mikeshat e saj. Fiona dukej shumë elegante e veshur me një fustan të bardhë dhe me vello.

    Aktorja dhe i fejuari i saj kanë filluar përgatitjet për dasmë dhe kanë ndarë ftesat te njerëzit e tyre më të afërm.

    Aktorja u fejua me Arbnorin në Gusht të vitit 2017. Ajo mbahet mend pasi është komentuar në media prej rolit në serialin “Ç’ka ka shpija”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!