×
  • Show Time
  • Show Time

    Anita uron Ramushin për ditëlindje: Ti je Gjenerali i zemrës sime, unë jam dhurata më e bukur e ditëlindjes tënde

    Reporteri
    03 Korrik 2020 | 18:05

    Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës njëherit lideri i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot feston ditëlindjen e 52-të.


    Bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj, i ka bërë atij një urim të veçantë, shkruan Reporteri.net.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Anita ka thënë se nuk do t’ia heqë asnjë gradë e yll si gjeneral ushtrie e komandant i luftës, por do t’ia shtojë edhe dy të tjera.

    “Ti je gjenerali i zemrës sime, e gjeneral i dashurisë së Gjinit, Hanës dhe Trimit.”, ka shkruar ajo.

    Ajo po ashtu ka thënë se është dhurata më e mirë e ditëlindjes së kreut të AAK-së.

    Anita dhe Ramushi janë bashkë qe 17 vite dhe së bashku kanë tre fëmijë.

    Ky është postimi i plotë:

    Nuk dua te t’a heq asnje grade e yll si gjeneral ushtrie e komandant i Luftes veq dua t’i shtoj nja dy me shume ? Ti je gjenerali i zemres sime, e gjeneral i dashurise se Gjinit, Hanes dhe Trimit,
    Te duam perjete Ramush Harandinaj! Gezuar Ditelindja e une edhe sot vazhdoj te mendoj qe jam dhurata me e bukur e ditelindjes sate ?! Gezuar 17 vjet bashk me te mira e te kqija ?

    https://www.facebook.com/anita.mucaj.1/posts/10164278379085160

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!