×
  • Show Time
  • Show Time

    Arsyeja pse Sindi shpërtheu në lot në prapaskenë

    Reporteri
    09 Prill 2021 | 9:12

    Sindi nuk e priti aspak mirë afrimitetin mes Olës dhe Muratit në takim duke shkaktuar debat në puntatën e djeshme.


    Sindi e cilësoi Muratin si çunak që jepet vetëm për gjënë fizike dhe bie pre e provokimeve.

    “Kam sakrifikuar për një lidhje që ka qenë një gënjeshtër. Unë e konsideroja lidhje emocionale dhe mendoja se vërtetë kishim diçka që mes njëri-tjetrit ishte në progres, por në të vërtetë që provokimi i parë nga një femër e re, Murati i është dhënë. Mendoja se ishte mashkulli që i jepet një femre që i jep ndjenjat, jo gjënë fizike”, tha Sindi e prekur.

    Ndërkohë Murati i kërkoi Sindit ta tërheqë deklaratën që është vetëm për të në emision dhe është e lirë të dalë me kë të dojë. Sindi e tërhoqi deklaratën dhe u shpreh tepër e zhgënjyer.

    Pas puntatës së djeshme, Sindi ka shpërthyer në lot në prapaskenë. Një foto nga ky moment ka ndarë me ndjekësit autorja e programit, Olsa duke deklaruar se të plotë shikuesit mund ta shohin në aplikacionin “Përputhen”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!