×
  • Show Time
  • Show Time

    Bes Kallaku ironizon me policinë pasi ia gjobitën miqtë pas festës së ditëlindjes

    Reporteri
    23 Nëntor 2020 | 17:16

    Aktori i njohur Bes Kallaku para disa ditëve ka bërë një festë mjaftë interesante me rastin e ditëlindjes së tij.


    Ai ka bërë një festë në një lokal në Tiranë, për shkak thyerjeve të rregullave të Covid-19, policia ka gjobitur miqtë pas festës dhe administratorin e lokalit.

    Pas këtij veprimi ka reaguar edhe Bes Kallaku duke ironizuar gjobitjen e personazheve.

    Ai ka ndarë një foto në llogarinë e tij në Instagram më saktësisht në instastory përkrahë Leonard Kokës, vëllait të ish-ministrit Lefter Koka, dhe përkrahë kësaj fotoje ai ka reagur duke i thënë disa fjalë.

    “Flm që ishe dhe ti i pranishëm tek ditëlindja ime. Mos ma harroni këtë shokun. Ky do të paguajë dhe gjobën e Ijes”, ka shkruar Besi përkrah fotos.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!