×
  • Show Time
  • Show Time

    Çifti i famshëm i jep fund fejesës

    Reporteri
    24 Maj 2022 | 9:27
    LAJMI I FUNDIT - SHOW BIZ - REPORTERI

    Liam Payne dhe e fejuara e tij Maya Henry janë ndarë, raporton Dail Mail. Ish anëtari i grupit One Direction dhe modelja 21 vjeçare vendosën t’i ndanin rrugët e tyre muajin e kaluar. Ata anuluan fejesën e tyre dhe ne qershor 2021 për t’u rikthyer sërish bashkë dy muaj më vonë.

    Konfirmimi i ndarjes së tyre vjen vetëm disa orë pasi fotot e këngëtarit krah modeles amerikane Aliana Mawla, 24 vjeç, u bënë virale në rrjet.

    Aliana mori pjesë në videoklipin muzikor të Liam të vitit 2018 për bashkëpunimin e J.Balvin, Familiar.

    Një burim tha për MailOnline: “Liam dhe Maya nuk janë më bashkë dhe u ndanë përgjithmonë më shumë se një muaj më parë. Komentet e Maya që i referohen Liamit si të fejuarin e saj janë të pavërteta dhe një mashtrim”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!