×
  • Show Time
  • Show Time

    Divorcohet zyrtarisht këngëtarja Fergie Ferguson

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 17:28

    Këngëtarja e njohur Fergie Ferguson është ndarë zyrtarisht pas 10 vitesh martese me aktorin amerikan Josh Duhamel.


    Çifti i njohur është ndarë që në vitin 2017, por vetëm këtë vit duket se çdo gjë ka përfunduar. Ndonëse divorci zyrtar ka ardhur vetëm tani ata kanë vijuar me jetët e tyre.

    Aktori i njohur është parë në shoqërinë e vajzave të ndryshme më të reja se ai në moshë. Gjatë një interviste më herët ai është shprehur:

    “Unë nuk jam më 30 vjeç. Unë jam 45. Dua më shumë fëmijë tani ose në vitet e ardhshme. Jam në kërkim të një femre që është e re në mënyrë që të kem fëmijë!”.

    Çifti kanë së bashku një djalë 5 vjeçar dhe kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë për hir të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!