×
  • Show Time
  • Show Time

    Është e mbuluar, Shkëndije Mujaj: Ende më pëlqen të ekspozohem

    Reporteri
    25 Tetor 2022 | 21:08

    Shkëndije Mujaj, ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” përmes një lidhje Skype nga Zyrihu tregoi më shumë për jetën e saj personale.

    Ajo iu përgjigj komenteve paragjykuese që vënë në dukje ekspozimin e formave duke thënë thjesht “më pëlqen të ekspozohem se s’më janë shuar ende nepsi dhe dëshirat”.

    Ajo tregoi se falë besimit në Zot, ka gjetur një paqe që re ka kërkuar prej vitesh dhe s’do që askush t’ia prishë. Madje as edhe partneri i jetës.

    E pyetur nga Bieta, ajo tha se dëshiron që partneri ta respektojë dhe t’i falë paqe shpirtërore. Ndërsa për fëmijë, Shkëndija pohoi se dëshiron një fëmijë “hallall” dhe një tjetër që të lutet për të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!