×
  • Show Time
  • Show Time

    Fero thotë se nuk kishte kohë për muzikë: Po i numëroja paratë

    Reporteri
    18 Shtator 2019 | 23:17

    Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, tash e disa javë është larguar nga labeli “On Records”, derisa qëndroi mbi dy vite nën menaxhimin e Met Elshanit.


    I njëjti nga ai grup nxori hite të shumta, të cilat u mirëpritën nga publiku dhe në platformat muzikore kanë mbledhur miliona shikime.

    Megjithatë, ai po vazhdon të punojë fuqishëm edhe pas daljes nga ky grup, teksa po punon në projekte të reja.

    Së fundmi, përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij personale, Instagram, Feroniti tregon se brenda disa ditëve në vazhdim pritet të lansohet kënga e tij e re.

    “Kam qenë i zënë duke numëruar, për atë nuk kisha kohë për muzikë, por besoj që për një javë e përfundoj dhe do eksplodoj”, është përshkrimi që ia ka vënë imazhit, teksa shfaqet duke numëruar para.

    Përveç projekteve, ai këtë verë ishte prezent në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore përreth trojeve shqiptare.

    Fero po ashtu këtë kohë u komentua edhe për lidhjen me modelen Arbenita Ismaili, ku është thënë se dyshja kanë ndarë rrugët, pasi nuk janë parë së bashku që një kohë.

    Përndryshe, projekti i fundit i lansuar nga artisti Shabani titullohet “Ride or Die”, i lansuar në qershor dhe në YouTube ka marrë 9.3 milionë shikime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!