×
  • Show Time
  • Show Time

    Hodhi akuza të forta ndaj Meghan Markle, zyrtari i pallatit mbretëror largohet nga detyra e tij

    Reporteri
    13 Maj 2021 | 20:42

    Ndihmësi i familjes mbretërore, i cili ka hedhur më herët akuza ndaj Meghan Markle, do të lërë detyrën e tij të lartë që ka aktualisht me Dukën dhe Dukeshën e Cambridge.


    “The Guardian” shkruan se Jason Knauf do të lërë postin e tij si shef ekzekutiv i Fondacionit Mbretëror të Cambridge në fund të vitit.

    Kujtojmë se Knauf ka qenë më parë sekretar i komunikimit për Princin Harry dhe Meghan Markle. Ndërkohë në vitin 2018, Jason dërgoi një email në lidhje me shqetësimet e tij për mënyrën se si Dukesha e Sussex trajtonte stafin e saj.

    Hodhi akuza të forta ndaj Meghan Markle, zyrtari i pallatit mbretëror
    Thuhet se pas largimit nga familja mbretërore, Knauf do të lëvizë jashtë shtetit. Gjithashtu mediat e huaja shkruajnë se para se të bëhej pjesë e pallatit mbretëror, Jason punonte në disa kompani të ndryshme.

    Gjithashtu Knauf drejtoi edhe ekipin e shtypit për Cambidge dhe Sussexes. Në një deklaratë William dhe Kate u shprehën shumë mirënjohës ndaj Knauf për punën e tij dhe angazhimin e nga ana tjetër të trishtuar për largimin.

    Ndërkohë kujtojmë se në fillim të këtij viti “Times” deklaroi se Knauf kishte shprehur shqetësimin e tij se Meghan kishte larguar me forcë nga puna dy asistene personale teksa ishte pjesë e familje mbretërore.

    Por Meghan nuk e pranoi këtë gjë, pasi avokatët e saj dhe të Harry-t thanë se kjo ishte e pavërtetë. Nga ana tjetër pallati mbretëror asokohe u shpreh se do të niste investigimet për të vërtetuar nëse pretendimet e Knauf ishin apo jo të vërteta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!