×
  • Show Time
  • Show Time

    Kanye West kandidon për president të SHBA-ve

    Reporteri
    05 Korrik 2020 | 13:39

    Kanye ka deklaruar në rrjete sociale kandidaturën për president të ardhshëm të SHBA-ve.


    Reperi i famshëm duket se e ka marrë me shumë seriozitet vendimin për të kandiduar për president, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

    Ai nëpërmjet një postimi në Twitter deklaroi kandidaturën e tij për t’u bërë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “Tani duhet të realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë,” shkroi ai. “Unë do të kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ishin fjalët e West.

    Postimi i Kanye-s u shoqërua me hashtagun #2020VISION. Duke marrë parasysh që zgjedhjet e ardhshme të SHBA-së janë më 3 nëntor, shpallja e kandidaturës katër muaj para është e paqartë nëse është shaka apo Kanye e ka seriozisht. Po kështu afati zyrtar për të shpallur kandidaturën e pavarur ka përfunduar në disa shtete. Nuk është hera e parë që reperi flet për dëshirën për t’u bërë president i SHBA-së. Në janar të vitit të kaluar postoi “2024” në Twitter, postim që u interpretua si një shenjë se do të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!