×
  • Show Time
  • Show Time

    Kanye West nuk i ndjek më Kim Kardashian dhe motrat e saj në Twitter

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 21:20

    Kanye West nuk i ndjek më në Twitter Kim Kardashian dhe motrat e saj. Këtë veprim West e bëri pasi u zbulua lidhja e tij me modelen Irina Shayk.


    E tërë familja Kardashian e uruan muzikantin për ditëlindje në rrjete sociale, ndërsa ai po e feston me modelen Shayk në Francë, raporton Daily Mail.

    Kanye nuk ka postuar në Twitter që nga muaji nëntor, por ajo që bie në sy është largimi i motrave Kardashian nga rrjeti social.

    Kim postoi një foto me Kanye dhe tre fëmijët e saj me datën 8 qershor duke i uruar ditëlindjen. Përndryshe, Kanye West, personin e vetëm që ndjek në Instagram është Kim Kardashian

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!