×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtari serb kopjon këngën e Loredanës dhe Noizyt

    Reporteri
    23 Tetor 2022 | 14:56

    “Heart attack” i Loredana Zefit dhe Rigels Rajkut i njohur gjerësisht si Noizy, u kthye në një sensacion verën që lamë pas.

    Padyshim konsiderohet një hit, pasi pas 4 muajsh kënga numëron afro 40 milion klikime në platformën “Youtube”.

    Mirëpo së fundmi iconstyle.al ka vënë re se bashkëpunimi i reperave të njohur shqiptar është kopjuar nga një youtube-r serb. Ky i fundit emri i të cilit është Bogdan Ilic, por që njihet me nofkën Baka Prase është shumë i njohur në rrjetet e tij sociale, ku në Instagram numëron mbi 1 milion ndjekës.

    Bogdan së fundmi ka lançuar një “diss track” drejtuar një prej njerëzve më të pasur në Serbi, Zejlko Mitrovic.

    Kënga titullohet “MPQRS”, vija muzikore e të cilës është e njejta me atë të “Heart attack” të Loredanës dhe Noizy-t.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!