×
  • Show Time
  • Show Time

    Kështu duket vila madhështore e Rihannas

    Reporteri
    24 Shtator 2022 | 15:47

    Rihanna ka shitur një nga pronat e saj të shumta në Kaliforni. Vila e miliarderes në Hollywood Hills prej 6.6 milionë dollarësh është mbi 650 metra katrorë dhe përmban 6 dhoma gjumi dhe 10 banja.

    Vila e stilit mesdhetar shtrihet në një sipërfaqe prej gjysmë hektari dhe oborri i shtëpisë përmban një pishinë të madhe, spa dhe zonë Barbecue.

    Rihanna e bleu vilën në verën e vitit 2017 dhe e shiti atë së fundmi.

    Këngëtarja zotëron gjithashtu dy vila të mëdha në Los Anxhelos – të vlerësuara së bashku në shumën 23 milionë dollarë – që ndodhen pranë njëra-tjetrës.

    Më poshtë mund ti shikoni disa nga pjesët e shtëpisë super luksoze të këngëtares.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!