Kush është bashkëshorti i kryeministres më të dashur në botë? (Foto)

Që nga sulmi terrorist në Christchurch të Zelandës së Re, bota po përmend vetëm një emër – Jacinda Ardern.


Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka mahnitur botën me menaxhimin e situatës pas një sulmi që në përmasa të tilla nuk kishte ndodhur kurrë në këtë vend.

Të gjithë  tashmë e njohim për politikane të suksesshme, por Jacinda Ardern është edhe nënë dhe bashkëshorte e mirë, shkruan Reporteri.net

Bashkëshorti i Ardern, është prezantuesi i njohur Clarke Gayford, 40 vjeçar me të cilin kanë edhe një vajzë.

Ardern, kryeministrja më e re që ka pasur vendi nga viti 1856, dy vite më parë u bë udhëheqësja e dytë në historinë moderne që solli në jetë një fëmijë gjatë kohës sa ishte në detyrë.

Pas lindjes së fëmijës, Ardern tha se me ndihmën e bashkëshortit të saj do të arrijë që të jetë një nënë e mirë, por edhe një kryeministre e mirë në shërbim të vendit. Çifti thuhet se kanë një jetë të lumtur bashkëshortore.

Kryeministrja Ardern është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, sidomos në Instagram ku vazhdimisht publikon fotografi nga aktivitetet e saj. /Reporteri.net