×
  • Show Time
  • Show Time

    Kush është gazetarja shqiptare që tifozët holandezë i dhuruan puthje

    Reporteri
    25 Maj 2022 | 9:01

    Vështirësi të profesionit. Mund të quhet edhe kështu. Por është ekzaktësisht ajo që mund të thotë gazetarja Glidona Daci, që po përpiqej të bënte një lidhje direkte nga zona e Pedonales ku ishin grumbulluar tifozët e Feyenoord.

    Pikërisht në ato momente një prej tyre i afrohet nga pas dhe e puth në faqe. Gazetarja e mori me humor episodin, aq sa tifozi i kërkoi të formojnë edhe një zemër me duar dhe u largua vetëm pasi i dha edhe një puthje tjetër gazetares.

    Por, nuk mbaroi me kaq. Një episod të njëjtë ajo përjetoi edhe më vonë po nga një tifoz tjetër.

    Gazetarja Gildona Daci ka disa vite që është pjesë e Klan TV.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!